Ballina Vendi Shpërthen bombola e gazit, plagosen nënë e bir në Has

Shpërthen bombola e gazit, plagosen nënë e bir në Has

1

Dy persona kanë mbetur të lënduar, pasi ka shpërthyer një bombol gazi në Has, paraditen e kësaj të marte.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një banesë në fshatin Fajza. Policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur nënë e bir.

Dy të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Has/Informacion parapak

Rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza, Has, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir).

Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al