Ballina Vendi Shpërthen bombola e gazit në Krujë, shkrumbohet banesa

Shpërthen bombola e gazit në Krujë, shkrumbohet banesa

1

Nje banesë është shkrumbuar nga flakët në Krujë.

Mësohet se rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, në banesën e N. P., ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit.

Si pasojë është djegur plotësisht banesa. Nuk ka dëme në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit./