Njësia anti-eksploziv ka arritur në vendin ku është gjetur një pako e dyshimtë në Vlorë dhe ka bërë të mundur shpërthimin e pakos për të zbuluar përmbajtjen e saj.
Pas shpërthimit, burime për “Top Channel” zbuluan se në brendësi pakoja kishte një sasi eksplozivi që ishte e lidhur me një celular. Nuk dihet ende se kush e la në rrugë pakon.
Ngjarja është shënuar në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa dyshohet se objekti mund të ketë rënë ose hedhur nga një makinë që po kalonte në rrugë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë menjëherë pas raportimit të banorëve, të cilët morën masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.