Ballina Vendi Shpërndanin drogë në Parma/ Policia italiane arreston shtatë shqiptarë, paratë e drogës...

Shpërndanin drogë në Parma/ Policia italiane arreston shtatë shqiptarë, paratë e drogës do të pastroheshin në Shqipëri

1
Carabinieri Notte Fidenza 2

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në provincat Parma, Arezzo, Grosseto dhe Romë, policia italiane ka zbatuar një urdhër arrest ndaj 8 personave të shpallur fajtorë për bashkëpunim në akuza që nga posedim dhe shitje të paligjshme të drogës, tek pastrimi i parave dhe dëmtim personal.

Të arrestuarit janë shtatë persona me shtetësi shqiptare dhe vetëm një me shtetësi italiane.

Të arrestuarit dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një grupi të strukturuar kriminal i cili kryente shpërndarje droge në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj.

Gjyqtari hetues, në dritën e gjetjeve të hetimit, ka lëshuar edhe një urdhër sekuestrimi parandalues prej 400 mijë eurosh, në para të gatshme ose për pasuri ekuivalente, të gjetura në disponim të të dyshuarve.

Prokuroria italiane ka bërë me dije se sipas të dhënave shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, shqiptarët do t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri.