Ballina Bota Shokuese/Nëna ruse shet të birin për transplant organesh për 4 mijë...

    Shokuese/Nëna ruse shet të birin për transplant organesh për 4 mijë paund, e çoi në qendrën tregtare dhe i tha se do e merrte më vonë i ati

    1

    Lajmi i nënës ruse e cila donte të shiste të birin e saj 7-vjeçar për rreth 4000 paund ka bërë xhiron e rrjetit, me përdoruesit e rrjeteve sociale që kanë “kryqëzuar” 36-vjeçaren për veprimin e saj shokues.

    Nargiza Aitmatova nga Kirgizistani, 36 vjeç, u arrestua nga policia ruse në Yekaterinburg pasi postoi në rrjetet sociale se donte ta shiste 7-vjeçarin.

    Arrestimi u bë pasi policët u infiltruan si persona të interesuar për ta blerë të miturin.

    36-vjeçarja besoi se ata ishin klientë dhe madje i pyeti nëse donin që ta blinin të gjallë apo ishin të interesuar vetëm për organet e tij.

    Sa kaq The Mirror ka publikuar detaje të reja në lidhje me arrestimin e gruas.

    Duke besuar se kishte gjetur blerës për të birin, 36-vjeçarja la një takim me “blerësit” në një qendër tregtare në Yekaterinburg.

    Sipas burimeve gjatë bisedës me blerësit (policët e infiltruar) gruaja u dorëzoi atyre dokumentet e fëmijës, duke përfshirë një kartë shëndetësore, certifikatën e lindjes dhe kartën e lejes së qëndrimit.

    Policët e infiltruar thanë se e gruaja ishte e bindur për vendimin e saj.

    Kur “blerësit” i dhanë paratë , gruaja nxitoi t;i fuste në xhep, ndërsa gënjeu të birin duke i thënë se do ta merrte më vonë i ati.