Ballina Lajme Shoferja doli në trotuar dhe mori përpara kalimtarët, ja kush është çifti...

Shoferja doli në trotuar dhe mori përpara kalimtarët, ja kush është çifti që u aksidentua sonte te Komuna e Parisit. Emrat

1

Një aksident i frikshëm ndodhi në orët e para të mbrëmjes ku mbetën të plagosur disa persona mes tyre një çift në gjendje më të rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh zonë e Komunës së Parisit dhe liqenin Artificial, ku një makinë tip ‘Pezho’ përplasi disa persona, por më rëndë çiftin Begzan e Valentina Hysa të cilët po kalonin në rrugë.

Pas aksidentit, makina u largua nga vendngjarja, ndërsa mësohet se pak çaste më vonë drejtuesja është vënë në pranga.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të personave të aksidentuar, mësohet se Begzan Hysa është në gjendje kritike në spital.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.