Ballina Bota Shmangia e zisë globale të bukës, ja cilët janë 6 portet vendimtare...

    Shmangia e zisë globale të bukës, ja cilët janë 6 portet vendimtare për nxjerrjen e grurit nga Ukraina

    1


    'corridoio Per Il Grano Da Odessa', La Turchia Ci Prova

    Loja e zhbllokimit të eksporteve të grurit nga Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë, të korrat e të cilit rrezikojnë të kalben duke shkaktuar një zi buke botërore, në thelb kalon nëpër 6 porte në vend: Chornomorsk, Yuzhny, Mykolaiv, Berdyansk, Mariupol dhe Odessa.

    Gjashtë terminalet janë të rëndësishëm, pasi me doket e tyre garantojnë eksportin e miliona TEU (njësia matëse e transportit të anijeve konteiner) të drithërave, nga gruri në misër, por edhe të lëndëve të para të tjera të rëndësishme.

    Bllokada e këtyre porteve dhe rrugëve të tyre, e ndalur nga bombat por edhe nga minat e vendosura në Detin Azov dhe në Detin e Zi, nuk ka gjasa të zëvendësohet me rrugë të tjera, si linjat hekurudhore ose transporti rrugor.

    Dhe pavarësisht përpjekjeve për të gjetur rrugë alternative, të mbështetur edhe nga plani i fundit i BE-së për ‘rrugët e solidaritetit’, që lejoi dërgimin e parë nëpërmjet trenave në Lituani dy javë më parë, më pak se gjysma e fluksit ditor të paraluftës arrin të largohet aktualisht nga vendi.

    Po tentohet edhe me lidhjet e lumenjve, që një pjesë e grurit të kalojë përmes Rumanisë por edhe tranzite tokësore janë gjithashtu duke u zhvilluar në Poloni, Bullgari dhe Lituani.

    Megjithatë, transporti detar mbetet thelbësor. Këtu janë portet kryesore, pa të cilat tonelatat e grurit do të shkojnë dëm dhe bota do të përfundojë në një krizë për bukën e përditshme.

    * ODESSA – Porti më i madh në vend dhe i dyti në Detin e Zi, me një trafik prej 675 mijë Teu në vitin 2021, vitin e kaluar ka trajtuar mbi 3.5 milionë tonë grurë.

    * CHORNOMORSK – Në jug të Odessa, është pika kryesore e nisjes së grurit. Ka një kapacitet mbi 110 mijë Teu në vit dhe një trafik vjetor prej 4 milionë tonësh.

    * YUZHNY – Porti i tretë më i rëndësishëm ukrainas, gjithashtu në distriktin Odessa, ka një nga zonat më të avancuara industriale në vend dhe operon kryesisht me hidrokarbure.

    * MYKOLAIV – Është selia e kantiereve kryesore të Detit të Zi rreth pesëdhjetë kilometra nga Kherson dhe përfaqëson një port të rëndësishëm për Ukrainën.

    * BERDYANSK – Në rajonin e Zaporozhzhia, në bregun verior të detit Azov, duhej të përfaqësonte të ardhmen e porteve të Ukrainës me një projekt infrastrukturor të zhvilluar para konfliktit për t’i lejuar asaj të kalonte tranzit 1.5 milion ton drithë në vit.

    * MARIUPOL – Porti më i madh në Ukrainën jugore, i dëmtuar rëndë nga lufta, ai kishte një kapacitet prej mbi 60,000 Teu në vit me një terminal të dedikuar për drithërat dhe një për qymyrin.