Ballina Vendi Shkrumbohet një banesë në Memaliaj,pëson djegie një person

Shkrumbohet një banesë në Memaliaj,pëson djegie një person

1

Përfshihet nga flakët një banesë në Memaliaj.

Banesa që ndodhet në katin e parë të një pallati, është djegur e gjitha.

Në banesë në momentin kur ra flaka, ndodheshin katër persona, nga të cilët kanë arritur të dalin vetë. Ndërsa Fatmir Shehu 45 vjeç, i cili nuk arriti që të dilte, pësoi disa djegie të lehta. Ai u shpëtua nga zjarrëfikësit dhe u transportua për në spitalin rajonal Gjirokastër.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave ndonëse dyshohet se ka qenë një qiri ai që shkaktoi zjarrin.