Ballina Vendi Shkoje te ndihmonte nenen dhe motrat,qe vdiqen nga korenti ne dush,ja si...

Shkoje te ndihmonte nenen dhe motrat,qe vdiqen nga korenti ne dush,ja si paraqitet gjendja e djalit!?

1

 Një tragjedi e vërtetë ndodhi në një familje në Fushë-Arrëz.

Nëna bashkë me dy vajzat vdiqën një pas tjetrës në dush. Por në shtëpi ndodhej edhe djali.

E para që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ka qenë vajza e dytë, Emiliana Kola, 16 vjeçe. Ajo po lahej në momentin që dushi ka rënë në masë dhe ka bërtitur duke kërkuar ndihmë.

Në ndihmë të saj ka shkuar fillimisht motra e madhe, Sidorela Kola, 18 vjeçe. Por, sapo ka prekur dorezën e banjos, ajo ka rënë në tokë pa ndjenja. Pas vajzave ka vrapuar nëna Prendusha Kola 42 vjeçe, por ka pasur të njëjtin fat.

Në shtëpi në ato çastë ka qenë edhe djali i familjes, i cili ka ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën e dy motrat. Por nuk ia ka dalë dot. Ai është përplasur nga korenti në tokë duke rënë pa ndjenja.

Ka qenë një i afër i familjes nga Fushë Arrëzi i Pukës që ka njoftuar Policinë dhe ambulancën.

Djali është transportuar për në spital, fatmirësisht jashtë rreziokut për jetën.