Ballina Lajme “Shkarko Çuçin, Kumbaron dhe Nanon”, Ramës i skadon afati, qytetarët protestojnë sot...

“Shkarko Çuçin, Kumbaron dhe Nanon”, Ramës i skadon afati, qytetarët protestojnë sot sërish për Jonadën

1

Sot skadon afati që qytetarët i dhanë më 4 gusht kryeministrit Rama për të shkarkuar Gledis Nanon, Mirela Kumbaron dhe Bledi Çuçin lidhur me tragjedinë e Himarës ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada. Më 4 gusht, vetëm 2 ditë pas tragjedisë së ndodhur në Potam, qytetarët zhvilluan një protestë paqëosre para ministrisë së Brendshme nën moton “Drejtësi për Jonadën” Dhe “Nuk e vrau varka, e vrau shteti.”

Një nga kërkesat e tyre ishte shkarkimi i 2 ministrave dhe drejtorit të policisë, ndryshe protesta do të vijojë sërish ditën e sotme në orën 19:30 përballë ministrisë së Brendshme.

Protestës të para disa ditëve iu bashkuan edhe krerët opozitarë, Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre edhe për protestën e sotme.

Jonada Avdia, 7-vjeçarja nga Tropoja, u vra në breg të detit ndërsa ishte duke u larë me të atin. Ajo u godit nga skafi i drejtuar nga komisari Arjan Tase, tashmë i arrestuar. Ngjarja ngjalli zemërim të madh në opinionin publik për faktin se Tase, në kohën kur drejtonte komisariatin e Himarës ishte nën hetim për favorizimin e trafikut të drogës. Por akuzat ndaj tij u pushuan dhe vetëm një muaj pas u rikthye në detyrë./Abcnews.al/