tvkombi
tvkombi

Shirat e rrëmbyer në Itali përmbytin rrugët, qytetari s’dorëzohet dhe shkon të votojë me kanoe

Lajme

Publikuar ne:16:50 - 25/09/2022

Moti i keq që ka përfshirë kryesisht rajonin qendror të Italisë, me qytete si Firenze, Roma, Napoli dhe Benevento që janë përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të dendura, duket se nuk i kanë penguar qytetarët që të dalin në votime.

Teksa qendrat e votimit në të gjithë vendin do të qëndrojnë të hapura deri vonë, në rrjet po qarkullon një foto e një qytetari në ishullin e Ischias, i cili po shkon të votojë me kanoe.

Qytetari është fotografuar në rrugën Lacco Ameno, teksa i drejtohet qendrës së votimit.

“Ndodh gjithandej, do të votoj me kanoe” shkruhet në postimin e publikuar në Facebook nga banori i ishullit i cili u përjetësua menjëherë në një foto nga kalimtarët teksa përpiqet të arrijë në destinacionin e tij.

Ju sugjerojmë