Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me konfliktin e ndodhur në Krujë. Mësohet se Xhelal Rraja, i cili është një nga personat e përfshirë në konflikt, është vëllai i deputetit Rrahman Rraja.
Konflikti verbal u raportua në fshatin Borizanë pranë Krujës, fisi anëtarë të fisit Maja kanë dhunuar me tytën e armëve dhe me sende të tjera anëtarët e fisit Rraja.
Shkak për përplasjen e dhunshme janë bërë guroret që operojnë në këtë zonë, për të cilat banorët janë ngritur disa herë në protestë.
Besohet se një prej guroreve është në pronësi të fisit Rraja, të cilët edhe kanë dhunuar dy anëtarët e fisit Maja, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet