Ballina Vendi Sherri mes të rinjve në Gjirokastër, arrestohet njëri prej autorëve, shpallet në...

Sherri mes të rinjve në Gjirokastër, arrestohet njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

1

Policia e Gjirokastrës  ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së djeshme, ku mbeti i lënduar një 33-vjeçar.

Në konflikt e sipër dy të rinj kanë sulmuar me thikë dhe sende të forta 33-vjeçarin.

Si rrjedhojë sot është arrestuar njëri prej autorëve të dyshuar ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

I arrestuari ka ndihmoi autorin e shpallur në kërkim, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me automjet.

“Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve K. P., 41 vjeç dhe G. R., 32 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi P. K., 30 vjeç. Në datën 17.07.2022, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasit K. P. dhe P. K. kanë goditur me mjet prerës dhe sende të forta shtetasin L. D., i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Shtetasi P. K. është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, nga shtetasi G. R., i cili e ka transportuar me automjetin e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit P. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, njofton policia.

/abcnews.al/