Ballina Vendi Sherr mes të miturish në Vlorë, plagoset një 14-vjeçar.

Sherr mes të miturish në Vlorë, plagoset një 14-vjeçar.

1

Ambulance Policia Naten (1)

Një sherr mes të miturish ka përfunduar me një plagosur në Vlorë.

Policia bën me dije se një 14-vjeçar është dërguar në spitalin e qytetit bregdetar, pasi ka mbetur i plagosur me sende të forta.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.