tvkombi
tvkombi

Sherr mes kunatave në Lushnjë, procedohet penalisht 64-vjeçarja, nën hetim edhe një 35-vjeçar pasi dhunoi bashkëjetuesen

Lajme

Publikuar ne:10:09 - 05/08/2022

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen R. M., 64 vjeçe, banuese në Dushk, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases A. S., 62 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Bluve të Fierit.

Në gjendje të lirë është proceduar edhe një 35-vjeçar, sepse ka dhunuar bashkëjetuesen.

“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij”, bëhet me dije më tej.

Ju sugjerojmë