Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë. Dy të rinj, të moshave 20 dhe 27 vjeç janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ata mendohet se janë goditur me sende të forta nga shtetasi G.L. Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.06.2023, rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç, të cilët gjatë një konlikti, janë goditur dyshohet me sende të forta nga shtetasi G. L.
Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.