Ballina Vendi Shënohen incidentet e para me tifozët në Tiranë

Shënohen incidentet e para me tifozët në Tiranë

1

Dy incidente janë shënuar në kryeqytet me ardhjen e tifozëve të Romës dhe Feynord-it.

Një prej konflikteve ka ndodhur mes tifozëve në zonën e pedonales, te Kalaja e Tiranës.

Ndërsa incidenti tjetër është shënuar në zonën e 9 katsheve mes disa holandezëve dhe disa shqiptarëve.

Tifozët holandezë në gjendje të dehur kanë sulmuar një 45-vjeçar i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar 8 holandezë.