Ballina Vendi Shenohen 23 vjet, nga eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës

Shenohen 23 vjet, nga eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës

1

Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar.

Në Kukës çdo 16 prill përkujtohet eksodi biblik i më shume se 500 mijë shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre etnike e që gjetën strehën dhe mikëpritjen e bujarisë së qytetarëve dhe kuksianëve.

Data 16 prill simbolizon karvanin më të madh të të shpërngulurve me zanafille Mitrovicën , Zerxen e Rahovecit dhe pikëmbërritjen në Kukës.

Ndërkohë përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Një nga simbolet kryesore të 16 Prillit është edhe Obelisku. Kulla u ndërtua si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar. Ajo është ndërtuar në vendin ku ishin vendosur çadrat qe strehonin popullatën kosovare. Kulla është 23.5m e gjatë dhe është e mbushur me foto të cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe. Kulla është një nga pikat më të vizituara turistike në Kukës. Gjatë datës 16 prill kulla është pika që vizitohet me shpesh.