Ballina Lajme Shembi mbikalimin e këmbësorëve, shoqërohet drejtuesi i kamionit në Shkodër

Shembi mbikalimin e këmbësorëve, shoqërohet drejtuesi i kamionit në Shkodër

1

Detaje nga ngjarja që ndodhi sot në ‘Urën e Baçallëkut’ në Shkodër, ku u shemb mbikalimi i këmbësorëve, janë zbardhur. Policia e Shkodrës ka shoqëruar një 60-vjeçar, që dyshohet se rrëzoi mbikalimin. Blutë identifikuan dhe nisën procedimin penal për shoferin me inicialet S. Sh.Ai po transportonte me kamion një vinç. Dyshohet të ketë goditur aksidentalisht mbikalimin duke e shembur në tokë.