Ballina Bota Shefi i OBSH më optimist se kurrë: Fundi i pandemisë u shfaq...

    Shefi i OBSH më optimist se kurrë: Fundi i pandemisë u shfaq në horizont

    1

    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se fundi i pandemisë është shfaqur në horizont.

    Gjatë një konference për shty këtë 14 shtator ai paralajmëroi, megjithatë, se ” nuk jemi ende atje” duke u kërkuar shteteve të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar virusin. Numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 javën e kaluar ishte më i ulëti që nga marsi 2020, njoftoi OBSH.

    “Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë Covid-19”, tha kreu i Organizatës, sipas Reuters.

    Ky është komenti më optimist i një zyrtari të OBSH-së që nga shpërthimi i pandemisë dhe shpallja e emergjencës ndërkombëtare. Që nga viti 2019, kur u zbuluan rastet e para të SARS-COV-2 në Kinë, rreth 6.5 milionë vdekje dhe 606 milionë infeksione i janë atribuar pandemisë, e cila ka testuar sistemet shëndetësore në mbarë botën. /abcnews.al