Vendosja e një çipi në tru për dita mund të jetë e papranueshme, për të tjerë e pabesueshme e madje jo foort e sigurt. Por mesa duket inteligjenca artificiale ka arritur në nivele të frikshme dhe kjo është e pashmangshme.
Në SHBA, së shpejti mund të implantohen çipe (chips) në trurin e njeriut. FDA ka hapur rrugën për provat e para klinike prej kompanisë Neuralink të Elon Musk-ut. Më parë, ishin ngritur shqetësime për sigurinë.
Ato synohet të bëjnë të mundur që njerëzit e paralizuar të ecin dhe të trajtojnë sëmundjet neurologjike: çipat kompjuterikë të implantuar në trurin e njeriut. Testet përkatëse mund të fillojnë së shpejti në SHBA – autoritetet amerikane me sa duket kanë dhënë dritën e gjelbër për studime klinike te njerëzit. Kjo u raportua nga start-up Neuralink, i themeluar nga shefi i Tëitter-it, Elon Musk.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë se kemi marrë lejen e FDA-së për të iniciuar provën tonë të parë klinike me njerëzit”, shkroi kompania në Tëitter. Sipas saj, ky autorizim është një hap i parë i rëndësishëm që një ditë t’i ndihmojë njerëzit. Rekrutimi për studimin ende nuk ka filluar, por kompania tha se do të nxjerrë më shumë informacione së shpejti.
Prototipe vetëm te kafshët
Deri tani, prototipet me madhësinë e monedhës janë implantuar vetëm te kafshët. Gjatë prezantimit të Neuralink, majmunët u shfaqën duke “luajtur” video lojëra të thjeshta ose duke lëvizur kursorin në një ekran duke përdorur çipin e trurit.
Duke përdorur këto pika kontakti, Musk dëshiron të kurojë sëmundjet neurologjike. Startup aktualisht po zhvillon implante të tjera që do të vendosen në palcën kurrizore ose në sy për të rikthyer lëvizshmërinë ose shikimin. Sipas Musk-ut, implantet e trurit mund të kurojnë gjithashtu sëmundje të tilla si obeziteti, autizmi, depresioni dhe skizofrenia, si dhe të mundësojnë shfletimin në internet dhe telepatinë. Në fund të vitit të kaluar, ai bëri bujë kur tha se ishte aq i bindur për sigurinë e këtyre pajisjeve sa ishte i gatshëm t’i implantonte ato tek fëmijët e tij.