Ballina Lajme Sfidat dhe objektivat/ Lumi i Vjosës, Kumbaro: Pasuri e jashtëzakonshme, bashkëpunim me...

Sfidat dhe objektivat/ Lumi i Vjosës, Kumbaro: Pasuri e jashtëzakonshme, bashkëpunim me Greqinë për ta shpallur Park Ndërkufitar

2

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka renditur sfidat që ka hasur institucioni të cilin ajo drejton gjatë vitit që lamë pas, dhe objektivat për 2023-shin.

Në fjalën e saj Kumbaro u shpreh se 2022-shi ka qenë një vit sfidash ndërsa u ndal në tre prej projektet që kanë nisur dhe përfundojnë gjatë këtij viti, siç janë rikualifikimi i Ekopark Ulza, rikualifikimi i monummentit të natyrës i ujërave termale të Bënjës, dhe Tushemit-Driloni.

Ishte një vit i mbushur me sfida dhe një vit që duke qenë viti i parë i mandatit të 3 të kësaj qeverie tregoi se turizmi dhe mjedisi janë dy sektorë prioritarë. Zonat e mbrojtura, flasim për to vetëm kur kanë probleme.

Viti 2022 shënoi zgjerimin e zonave të mbrojtura nga 17.5% në 21%, pas një periudhë 2 vjeçarë të studimit të territorit. Me symnim mbrojtjen e zonave natyrore,  u bë një përditësim duke e rritur me 21.3 % sipërfaqen e zonës së mbrotjur me një angazhim ndërkombëtar, për konventat e biodibversitetit duke shlkuar në 30% të zonave të territorit në vitin 2023. Sfidë  e madhe për një vend të vogël si Shqipëria. Ky ,moment shënoi krijimin e disa parqeve të reja natyrore e kombëtare.  Ka rritje të interesit të publikut, ka shtuar vizitorët 4.6 milionë vizitorë në 2022 në zonat e mbrojtura. Ato nuk mund të mbrohen pa plane menaxhimi. Një pjesë  emirë  eplanev etë menaxhimit kishin skaduar.

Vetë asgjencia e zonave të mbrojtura është e re dhe në këtë rishikim të ecim para me planet e menaxhimit, për të kontrolluar territorin. Projekti që në 2022 i hartuar projektzbatimin . Rikualifikimi i një tjetër parku natyrer, ekopark Ulza.  Diga e hidrocentralit të ulzës dhe shkopetit që janë pjesë e peisazhit natyror dhe kulturor. Ekopark ulza është gati për tu investuar zbatimi në 2023. Rikualifikimi i monummentit të natyrës i ujërave termale të Bënjës. Tushemit-Drilon ka filluar në 2022, ëhstë bashkëpunim  i rëndësishëm me bashkinë e Pogradecit. Të treja këto projekte në zbatim mbarojnë në 2023”, tha Kumbaro.

Më tej, ministrja e ka cilësuar 2023-shin, vitin e Vjosës. Kumbaro theksoi se brenda këtij viti, Vjosa do shpallet me statusin më të lartë të mbrojtjes, duke e kthyer në pasaportë të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes së natyrës në të gjithë botën. Po ashtu, Kumbaro bëri me dije se Ministria që ajo drejton ka nisur një bashkëpunim me Greqinë për të shpallur Vjosën Park Ndërkufitar.

“Vjosa Park Kombëtar ishte kryefjalë e 2022-shit dhe do jetë kryefjalë edhe në 2023-shit. Vitin 2023 ta quajmë vitin e Vjosës. Mbarojmë një proces në fazën e parë të një bashkëpunimi me një organiztatë të njohur amerikane me të cilën nënshkruam marrëveshjen. Procedura ligjore sapo ka filluar dhe brenda këtij viti do shpallet me statusin më të lartë të mbrojtjes duke e kthyer në pasaportë të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes së natyrës në të gjithë botën. Do ndodhë shpallja e një lumi të egër park kombëtar dhe i vetmi i këtij lloji. Kjo e bën atë zonë interesante, e promovon gati 1/3 e Shqipërisë se mbi 8 bashki janë pjesë e pellgut të Lumit të Vjosës. Kemi nisur një bahskëpunim me Greqinë për të shkuar në shpalljen e një parku ndërkufitar sepse 70 km e para të këtij lumi ndodhen në Greqi për të dhënë një tjetër model ekzemplar. Do jetë pasuri e jashtëzakonshme dhe mundësi për komunitetet. Është arsyeja pse e quam 2023-shin vitin e Vjosës”, tha Kumbaro