Ballina Lajme Sesioni i ri parlamentar, Nikolla: Integrimi Europian dhe Reforma Zgjedhore do të...

Sesioni i ri parlamentar, Nikolla: Integrimi Europian dhe Reforma Zgjedhore do të jetë prioritete

1

Me një bilanc të sesionit të kaluar dhe prioritetet në vijim, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka hapur sesionin e ri parlamentar pasditen e kësaj të hënë.

Në fjalën e saj, Nikolla vuri theksin te integrimi i vendit në BE dhe Reforma Zgjedhore, si prioritete të këtij sesioni parlamentar.  

Gjatë sesionit të kaluar zhvilluam 16 senaca plenare, miratuam 36 ligje, nga ku 35 nisma të Këshillit të Ministrave dhe 1 i deputetëve. Miratuam 30 vendime të Kuvendit. Komisionet parlamentare zhvilluan veprimtaritë e tyre në transparencë të plotë. Komisionet miratuan 150 amendamente. Integrimi Europian ishte dhe mbetet prioriteti kryesor i veprimtarësë parlamentare. Gjatë këtij sesioni rritëm transparencës e veprimtarive parlamentare. Finalizuam standardet e transparencës, me qëllim perfeksionimin e raportimit parlamentar.  Reforma zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni të ri. Kuvendi do të vazhdoje të mbështesë avancimin e Reformës në Drejtësi. Tërheq vëmendjen e komisioneve parlamentare për të vijuar me shpejtësi shqyrtimin e 43 nismave ligjore që nuk janë bërë ende pjesë e kalendarit të Kuvendit”, u shpreh Nikolla.