Ballina Bota Serbia nënshkruan marrëveshje trevjeçare të gazit me Rusinë, Vuçiç: E favorshme për...

Serbia nënshkruan marrëveshje trevjeçare të gazit me Rusinë, Vuçiç: E favorshme për vendin

1

Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me ofruesin shtetëror rus të energjisë Gazprom pasi i mbaron marrëveshja aktuale 10-vjeçare. Lajmin e konfirmon Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e cili e ka konsideruar si një marrëveshje të favorshme për vendin e tij, raporton CNN.

Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord, Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë dhe kështu do të nënshkruajmë një kontratë tjetër, pjesën e parë, e cila është një kontratë trevjeçare”, tha Vuçiç. 

Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s. Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse. Megjithëse vendi mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, ai refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës.

/rtsh.al/