Ballina Bota Serbia i del në mbrojtje Putinit: Është lider i zgjedhur në mënyrë...

    Serbia i del në mbrojtje Putinit: Është lider i zgjedhur në mënyrë demokratike

    1

    Serbia ka mbrojtur sërish Vladimir Putin.

    Teksa shumë vende perëndimore kanë mbështetur deklaratën e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden se Vladimir Putin është një kriminel lufte, Serbia i ka dalë në mbrojtje presidentit rus.

    Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse, ka deklaruar sot se fjalët e Biden-it janë fyerje për Rusinë, ndërsa shtoi se Putin është një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike, në një vend sovran.

    “Putin është një udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike i një vendi sovran dhe ta quash atë kriminel lufte është një fyerje për Rusinë”,tha Vulin.

    Kujtojmë se Serbia ka mbajtur një qëndrim jo të qartë sa i përket konfliktit Rusi-Ukrainë, ndërsa deklaroi se mbështet sovranitetin territorial të Kievit, por nuk do të prishë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Po ashtu, Beogradi zyrtar nuk është bashkuar në bllokun e shteteve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, teksa në mbarë vendin ka pasur marshime por Putinit.