Mushkonjat që bartin viruse janë zhvendosur në pjesë të Evropës, duke rritur rrezikun e sëmundjeve, paralajmërojnë ekspertët.
Shkencëtarët evropianë thonë se valët më të shpeshta të të nxehtit dhe përmbytjet, dhe vera më të gjata dhe më të ngrohta, kanë krijuar kushte më të favorshme për to.
Ekspertet bëjnë thirrje për masa më të mira për të kontrolluar dhe për tu mbrojtur kundër mushkonjave.
Pa këto, ka të ngjarë të ketë më shumë sëmundje të shkaktuara nga mushkonjat. Raporti, nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), gjurmon përhapjen e llojeve të ndryshme të mushkonjave që mund të bartin dhe transmetojnë një numër të ndryshëm virusesh te njerëzit.
Këto përfshijnë edhe gjendje më të rënda të cilat mund të shkaktojnë një sërë simptomash si ethe dhe dhimbje muskujsh, dhe në rastet më të këqija i bëjnë njerëzit jashtëzakonisht të sëmurë citon BBC.
/rtsh.al/