Ballina Vendi Sekuestrohen mijëra paund në një mjet në Fier

Sekuestrohen mijëra paund në një mjet në Fier

1

FIER- 44 mijë paund dhe 3 mijë euro janë vënë nën sekuestro nga Policia e Fierit pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se paratë janë gjetur në mjetin e një 40-vjeçari i identifikuar si Rezart Balesi, banues në Shkodër, që akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte 40-vjeçari.

‘Në vendin e quajtur “Poçem”, u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues R. B. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. B., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale’ citohet në njoftimin e policisë.