tvkombi
tvkombi

Sekuestrohen 15 mijë paund në Rinas, procedohet 26-vjeçarja

Lajme

Publikuar ne:17:28 - 22/11/2022

Një 26-vjeçare është proceduar penalisht në Rinas pasi nuk deklaroi paratë në kufi.

Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal ndaj 26-vjeçares me iniciale E.S, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri.

Mësohet se e reja kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë, ndërsa gjatë kontrollit të valixhes, 26-vjeçares i janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Shuma e parave iu sekuestrua nga policia, ndërsa e reja akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./Opinion.al

Ju sugjerojmë