Ballina Lifestyle & Showbiz S’do ta besoni sa fitoi Dolce & Gabbana nga dasma e Kourtney-t...

S’do ta besoni sa fitoi Dolce & Gabbana nga dasma e Kourtney-t dhe Travis

1

Dolce & Gabbana ishte ajo që fitoi më shumë nga dasma luksoze e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali.

Marka luksoze italiane ishte gjithandej në dasmën e çiftit në Portofino fundjavën e kaluar. Kourtney dhe Travis kaluan kohë në jahtin e stilistëve, shkëmbyen premtimet në Villa Olivetta në pronësi të Dolce & Gabbana dhe i transportuan të ftuarit me varka me printimet e firmës së famshme.

Travis Barker duke u përshëndetur me Stefano Gabbana-n

Dhe Dolce & Gabbana veshën jo vetëm nusen dhe dhëndrin, por edhe të gjithë familjen Kardashian-Jenner në dasmë.

Kompania ka fituar nga dasma një shumë të madhe prej 25,4 milionë dollarë në vlerën e ndikimit në media, sipas Launchmetrics, më shumë se gjysma e totalit prej 47 milionë dollarësh të gjeneruar nga ngjarja deri më tani.Vlera e ndikimit në media është mënyra se si ne i caktojmë një vlerë monetare performancës së markës. Kjo llogarit vlerën e çdo postimi, çdo ndërveprimi, çdo artikulli,” thotë për Page Six Style, Alison Bringé CMO e Launchmetrics, duke shtuar se duke qenë se kanë kaluar vetëm pak ditë nga dasma, këto shifra janë paraprake dhe do të vazhdojnë të rriten.en.

Ajo kujtoi martesën e Priyanka Chopra dhe Nick Jonas në vitin 2018 në Indi, duke treguar se Ralph Lauren gjeneroi pothuajse 22 milionë dollarë duke veshur Chopra dhe Jonas për ceremoninë e tyre – një shifër që Dolce & Gabbana e ka tejkaluar që tani me dasmën e Kourtney dhe Travis.

Pjesa më e madhe e këtij ndikimi, natyrisht, rrjedh nga prania e familjes së famshme në mediat sociale. Së bashku, Kardashian-Jenners kanë grumbulluar më shumë se 1.2 miliardë ndjekës në Instagram. Shtojini kësaj mbulimin në shtyp që shoqëron çdo postim social të Kardashians apo dalje publike, dhe është e lehtë të kuptosh pse familja është tepër tërheqëse për markat e modës.