Ballina Lajme ‘Sa të sigurta janë paratë e shqiptarëve në banka?’/ Përgjigjet ministri Peleshi

‘Sa të sigurta janë paratë e shqiptarëve në banka?’/ Përgjigjet ministri Peleshi

1

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Ai u pyet se sa të sigurta janë paratë e shqiptarëve në banka. Kujtojmë që këto kohë edhe bankat kanë rënë pre e sulmeve kibernetike. Për këtë Peleshi tha se vigjilenca është rritur. Megjithatë aii konfirmoi që asgjë nuk është e sigurtë.

“Pavarësisht se MB nuk është ministria përgjegjëse, mund ta them ata që dihet. nuk ka siguri 100%, askush. Asnjë institucion publik dhe privat nuk është i sigurt, por mund t’ju them ama se ne e kemi rritur vigjilencën. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe nga partnerët tanë për mbështetje, në infrastrukturë dhe ekonomi, qoftë në ato që quhen grupet e reagimeve të shpejta. Të gjithë janë të sfiduar. Ne nuk jemi të vetëm. Jemi mes një aleanca më të madhe, siç është  NATO. Kemi partnerë në krahë shumë të fortë”, tha ai.