Ballina Bota Sa e gjithë GDP e Shqipërisë/ Greqia shpall veten kampione të turizmit...

    Sa e gjithë GDP e Shqipërisë/ Greqia shpall veten kampione të turizmit për 2022 me të ardhura 15 miliard Euro

    1

    Greqia ka shpallur veten kampione të turizmit pë vitin 2022. Sipas medias greke vetëm për sezonin veror, vendi ynë fqinj pritet të arkëtojë 15 miliardë euro ose e përkthyer në shqip mbi 17.4 trilionë lekë.

    Greek Gateway, faqja zyrtare që raporton zhvillimet mbi turizmin në Greqi, bën me dije se verën e vitit 2022, vendi ka qenë totalisht i rezervuar.

    Më së shumti turistët mësohet të jenë nga Franca, Italia, Britania e Madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta turistë kanë rezervuar për të kaluar muajt e nxehtë të verës si korriku dhe gushti, por edhe një pjesë të shtatorit në Greqi.

    Santorini dhe Naxos duket se kanë qenë dy vendet më të preferuara, pasi sipas të dhënave të publikuara, strukturat akomoduese janë shfrytëzuar 100%. Pas tyre renditen Mykonos, Skiathos dhe Lesbos, si tre ishujt që kanë parë një rritje të konsiderueshme. Ndërsa krahasuar me një vit më parë, Greqia ka parë 94% rritje në fushën e turizmit. Turizëm me të gjitha dimensionet dhe në kuptiomin e vërtetë të fjalës. Ndërsa për Shqipërinë ky mund të cilësohet si viti i ‘dështimit’ në këtë fushë e kjo për shkak të mosorganizimit të mirë të digastereve dhe strukturave shtetërore që nga çmimet, shërbimet, mbështetjen, rendin, qetësinë etj.