Ballina Bota Rusia dënon me vdekje 3 ushtarë të huaj të kapur rob pasi...

    Rusia dënon me vdekje 3 ushtarë të huaj të kapur rob pasi luftonin për Ukrainën

    2

    Rusi- Rusia tregohet e pamëshirshme me ushtarët e huaj të kapur rob.

    Tre prej tyre që po luftonin vullnetarisht krah Ukrainës, janë dënuar me vdekje.

    Dy britanikë, Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, dhe shtetasi maroken Brahim Saaudun u kapën nga trupat ruse ndërsa luftonin në Kiev dhe u morën peng, pasi trupat e Putinit i kapën të plagosur.

    Të tre ata u dënuan me vdekje nga një gjykatë e cila nuk njihet ndërkombëtarisht, në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut.

    “Pala që mban përgjegjësinë e plotë mbi rrethanat dhe fatin e këtyre individëve aktualisht është Rusia,” i tha Reuters Denis Krivosheev, nga zyra e Amnesty International për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

    “Kjo situatë nuk ka precedent. Kjo e ashtuquajtur Republika Popullore e Donetskut ka kod penal në të cilin ka dënim me vdekje, të cilin këtë herë, dhe kjo nuk ka ndodhur më parë, po e zbatojnë për të burgosurit e luftës”, tha ai.

    Krivosheev tha se ishte i shqetësuar se kjo mund të çonte në raste të ngjashme.

    “A mund të ndodhë përsëri kjo? Absolutisht.” Ndërkohë Rusia nuk ka snjë reagim rreth faktit.