Për të përkujtuar 5 Majin dhe nderuar dëshmorët e atdheut, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, bëri paraditen e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Fierit. I shoqëruar nga pjestarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe pasardhës të tyre, deputetë, kryetar bashkise dhe drejtues të pushtetit vendor të qarkut Fier si edhe qytetarë të shumtë, Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë me mbishkrimim “Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut”. Pas ceremonise, ne nje deklarate per mediat kryeparlamenti Ruci, mes te tjerash u ndal edhe tek rikonstruksioni I varresave te Fierit, nje nisme qe sipas tij duhet te merret shembull