Ballina Vendi Rritja e çmimit të naftës/Meta: Ukrainasit e blejnë me 1€, shqiptarët me...

Rritja e çmimit të naftës/Meta: Ukrainasit e blejnë me 1€, shqiptarët me 2.2€

2

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë. Në një postim në “Facebook” presidenti shkruan se ukrainasit në luftë e blejnë naftën me 1 euro, ndërsa shqiptarët me 2.2 euro.

Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.

Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:

Në Slloveni 1.75 USD/litër

Në Kroaci 1.65 USD/litër

Në Rumani 1.6 USD/litër

Në Serbi 1.57 USD/litër

Në Bullgari 1.55 USD/litër

Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”,-shkruan Meta në reagimin e ti