Ballina Lajme Ekonomi Rritet paga minimale, nga 1 prilli bëhet 40 mijë lekë. Ibrahimaj: E...

Rritet paga minimale, nga 1 prilli bëhet 40 mijë lekë. Ibrahimaj: E vlefshme si për sektorin publik dhe atë privat

1

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri sot të ditur se qeveria ka vendosur rritjen e pagës minimale. Sipas Ibrahimajt, paga minmale do të rritet nga 34 mijë lekë që është aktualisht në 40 mijë lekë.

Sot Këshilli i Ministrave mori disa vendime të rëndësishme sa i përket fushës së pagave. Sot u mor vendimi për përcaktimi i pagës minimale i cili në bazë të vendimit shkon nga një nivel prej 34 mijë lekë që është aktualisht në nivelin 40 mijë lekë. Është shumë e rëndësishme të theksojmë se gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të pagave, ku për 9-mujorin për vitin 2022 pagat mesatare për sektorin privat janë rritur me 12.3%”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo vuri në dukje se që nga 1 prilli punëdhënësit dhe punëmarrësit si të sektorit privat dhe publik duhet të zbatojnë vendimin, që do të reflektohet në fillim të muajit maj kur punonjësit do të tërheqin pagën e tyre.

Rritja që sot u miratua në mbledhjen e qeverisë është prej 6 mijë lekësh bruto dhe është në nivel prej 17.6 për qind më e lartë se sa paga që aktualisht është në treg. Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit publik ashtu edhe sektorit privat. Pra, çdo punëmarrës dhe punëdhënës do të jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill, që do të thotë që në pagën që punonjësi që do të marrë në muajin maj do të jetë e reflektuar kjo rritje”, theksoi ministrja Ibrahimaj.