Ballina Lajme Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

1

Vendi ynë pritet të përfshihet nga masat ajrore të ngrohta duke bërë që temperaturat e ajrit të jenë tipike të muajit Shkurt përgjatë ditës së mërkurë.

Përsa i përket kushteve atmosferike do të vijojnë kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të ditës në pothuajse gjithë territorin. Por pasditja do të sjellë kalime të pakta vranësirash, ku më të fokusuara do të jenë në zonat verilindore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h kryesisht nga drejtimi perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.