Ballina Vendi “Rriten shpenzimet”/ Harta e re gjyqësore, nga sot avokatët në grevë, bojkot...

“Rriten shpenzimet”/ Harta e re gjyqësore, nga sot avokatët në grevë, bojkot seancave për katër ditë

1

Avokatët në të gjithë Republikën e Shqipërisë do të bojkotojnë çdo proces gjyqësor, duke nisur nga dita e sotme.. Ky qëndrim është marrë pas vendimit për miratimin e hartës së re gjyqësore.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, më herët bëri me dije se me hartën e re rriten kostot dhe shpenzimet për gjyqet.

Gjithashtu edhe dhoma e Avokatëve në Elbasan i është bashkuar këtij qëndrimi duke dalë në një deklaratë të përbashkët lidhur me hartën e re gjyqësore.

Nëpërmjet një bëhet me dije se pas konsultimeve, Komiteti Drejtues vendosi të bojkotojë të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, në të gjitha nivelet e gjykatave, duke përfshirë edhe seancat e planifikuara në Gjykatën e Lartë, për datat 14, 15, 16 dhe 17 të këtij muaji.

Po ashtu bëhet me dije se moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve do të konsiderohet si shkelje e vendimit të organeve drejtuese të DASH dhe do të procedohet sipas dispozitave që sipas dispozitave që ligji parashikon në fushën e procedimit disiplinor të avokatit.