Ballina Vendi Rreziku nga salmonela/Nis terheqja e vezes “kinder” dhe ne Shqiperi!

Rreziku nga salmonela/Nis terheqja e vezes “kinder” dhe ne Shqiperi!

1

Pas zbulimit të përmbajtjes së salmonelës si dhe helmimeve në dhjetëra fëmijë në disa vende, kompania ‘Ferrero’ ka tërhequr nga tregu shqiptar dy produktet e saj, KINDER SURPRISE MAXI dhe KINDER SCHOKOBONS. Në një njpftim zyrtar, kompani bën me dije se tërheqja është bërë në mënyrë vullnetare pas alarmit të dhënë në tregun ndërkombëtar se disa prej produkteve kanë rezultuar me salmonelë.

Njoftimi:

Ferrero po bashkëpunon me autoritetet lokale të Ushqimit mbi një lidhje të mundshme me një numër rastesh të raportuara të salmonelës në vende të tjera jashtë Shqipërisë. Megjithëse asnjë nga produktet tona Kinder të hedhura në treg nuk ka rezultuar pozitiv për salmonelën dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë nga konsumatorët, ne po e marrim këtë çështje me seriozitet të jashtëzakonshëm, pasi kujdesi ndaj konsumatorit është prioriteti ynë kryesor.

Si masë paraprake, ne kemi marrë vendimin për të tërhequr vullnetarisht nga tregu në Shqipëri Kinder Schoko-bons dhe Kinder Surprise Maxi, numrat e mëposhtëm të lotit të prodhuara në Belgjikë.

PRODUKTI GRAM NUMRI I LOTIT KINDER SURPRISE MAXI 100G L330RZB-MJ KINDER SCHOKOBONS 46G L291RZD-KX KINDER SCHOKOBONS 46G L320RZD-MB KINDER SCHOKOBONS 125G L328R03— KINDER SCHOKOBONS 125G L326R03— Të gjitha produktet e tjera Ferrero, përfshirë produktet e tjera Kinder nuk preken nga kjo tërheqje vullnetare. Ne po punojmë me distributorin tonë për të siguruar që këto produkte të mos jenë më të disponueshme për blerje. Nëse keni një nga këto produkte, këshillohet të mos e konsumoni. Ju lutemi mbani produktin dhe kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj konsumatorit në potrosacki-servis@ferrero.com. Ne e marrim me seriozitet të jashtëzakonshëm sigurinë ushqimore dhe na vjen keq për këtë problem.

Rasti i parë nga kjo epidemi është raportuar në Britani më 7 janar. Në kompaninë e çokollatave ‘Ferrero’ është zbuluar se ato përmbajnë salmonelë. Vendet që i kanë tërhequr deri më tani janë Belgjika, Britania dhe Franca si dhe Kosova.