Ballina Vendi Rrezikoi të mbytej në Sarandë, 3-vjeçari mbërrin pa frymë në spital, dërgohet...

Rrezikoi të mbytej në Sarandë, 3-vjeçari mbërrin pa frymë në spital, dërgohet me helikopter në Tiranë

1

Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë për pak ka humbur jetën në bregdetin e Sarandës.

Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se është ndërhyrë menjëherë për duke i vendosur oksigjen dhe me sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar.

I mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.

Sipas bluzave të bardha të pediatrisë Sarandë bëhet me dije se “Pranëmbytja është mbijetesa( edhe e përkohshme) mbi 24 orë nga momenti i mbytjes. Dëmtimi që vjen si pasoje është asfiksia, mbingarkesa me likide, dëmtimet pulmonare dhe hipotermia( ulja e temperaturës)