Ballina Bota Rrëshqet kamioni, rruga mbulohet me birra në Gjermani

    Rrëshqet kamioni, rruga mbulohet me birra në Gjermani

    1

    Gjermani- Rruga mbulohet me birra në Gjermani. Më shumë se 370 arka birre rrëshqitën nga rimorkioja e një kamioni në Greiz. Mijëra shishe të thyera mbushën rrugën e cila gjithashtu u la me birra.

    Ndërsa kamioni lëvizte në kthesë, një pjesë e ngarkesës rrëshqiti. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, kur mjeti sapo kishte dalë nga fabrika e birrës.

    “Me sa duket kutitë nuk ishin të siguruara siç duhet, përndryshe nuk do të kishte ndodhur, i tha Bild një zëdhënës i policisë.

    Zjarrfikësja dhe policia u vendosën në shërbim për pastrimin e vendit të aksidentit.