Ballina Lajme Roskovec/ Vihet në pranga një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të...

Roskovec/ Vihet në pranga një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale

1

. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Roskovec, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. Ç., 43 vjeç, banues në Roskovec, pasi, për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin e datës 23.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.Ky shtetas iu dorëzua DVP Berat, për veprime të mëtejshme procedurale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin A. Xh., 27 vjeç, banues në Darëzezë, Fier, pasi gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.