Ballina Lifestyle & Showbiz Rita Ora rrefehet per jeten si emigrante dhe veshtirsite per tu integruar...

Rita Ora rrefehet per jeten si emigrante dhe veshtirsite per tu integruar ne jeten sociale

2

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, në një intervistë që ka dhënë për mediat e huaja, ajo ka treguar se ka qenë të rritej si emigrante në  Mbretërinë e Bashkuar.Ajo tha se shpeshë ndihej e ‘përjashtuar’ nga shoqëria kur ishte fëmijë.

Ylli botëror në intervistën  për “ELLE Spain” tha se përdori muzikën për të përballuar vështirësitë që haste në Britani, për shkak të prejardhjes së saj.

“Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë. Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroj, ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën. Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet”- është shprehur këngëtarja.