Ballina Kulture Rita Ora ngre peshë skenën e M&S Bank Arena në Eurovision Song...

Rita Ora ngre peshë skenën e M&S Bank Arena në Eurovision Song Contest 2023

1

Plot energji dhe me një performancë të jashtëzakonshme, këngëtarja Rita Ora ngriti peshë publikun në M&S Bank Arena në Eurovision Song Contest 2023 natën e parë të këtij festivali. 

Rita Ora është shqiptarja e dytë që merr pjesë në Euro Song Contest 2023 këtë vit pas këngëtares që do të përfaqësojë Shqipërinë më 11 maj Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Si gjithmonë këngëtarja me famë botërore Rita Ora arriti të elektrizojë publikun me hitet dhe pamjen e saj të mrekullueshme. Ajo solli me vete koleksionin e saj të jashtëzakonshëm të këngëve hit në M&S Bank Arena dhe publiku nuk mund të ndalonte së kërcyeri.

Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.