Ballina Lifestyle & Showbiz Rita Ora flet për Kosovën në revistën australiane: Është një vend i...

Rita Ora flet për Kosovën në revistën australiane: Është një vend i bukur, njerëzit duhet ta vizitojnë atë

1

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjithmonë është treguar krenare për vendin prej nga ajo vjen, edhe në intervistën që realizoj së fundmi Rita foli për prejardhjen e saj për “Harper’s Bazaar Australia and New Zealand”.

Ajo gjithashtu foli për kohën si refugjate në Angli, “Ishte kaq e përzier, zona ku u rrita, unë isha shumë me fat – kurrë nuk u ndjeva vërtet si një i huaj, unë shkova në shkollë, dhe në klasën time kishte shumë lloje të ndryshme emigrantësh dhe refugjatësh, duke qenë të rritur me të gjitha ato kultura të ndryshme, si somalezët, gjermanët dhe shqiptarët, ndiheshim sikur ishim një ekuipazh, një skuadër”, tha ajo.

Ajo ka performuar edhe për ish-presidentin e ShBA-së, Barack Obama, në shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan, në ‘Oscar’ dhe në koncertin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Rita u emërua ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe ambasadore nderi për Kosovën, e cila, siç thotë ajo, ka të bëjë me “vendosjen e vendit tim në hartë dhe këshillimin e njerëzve se është gjithashtu një vend i bukur dhe të shkojnë dhe ta vizitojnë atë”