Ballina Lifestyle & Showbiz Rita Ora është martuar në fshehtësi?! Detaji i fundit vërtetoi gjithçka

Rita Ora është martuar në fshehtësi?! Detaji i fundit vërtetoi gjithçka

1

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Waititi përfliten prej kohësh se kanë planifikuar martesën, po duket se ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në fshehtësi të plotë.

Spekulimet nisën pasi Taika është fotografuar me një unazë në gisht. Ka qenë motra e Rita-s, Elena, e cila ka postuar një foto të regjisorit, ku bie në sy dhe unaza.

Kjo foto vjen pas thashethemeve se ata kanë nisur të planifikojnë ceremoninë. Miq pranë çiftit konfirmuan se ata duan të mbajnë një ceremoni të madhe martese në Londër këtë vit. Mbetet për t’u parë!

Rikujtojmë, se Rita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë.

Ajo pritet të mbajë koncert më 6 Shtator në kryeqytetin e Shqipërisë dhe këtë ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.

Vetë këngëtarja ka ripostuar foton me mbishkrimin se është e emocionuar dhe e nderuar, për rikthimin në Tiranën e saj të bukur.

Ndërkaq, artisja e famshme sa herë që i jepet mundësia të flasë dhe të tregojë rreth vendit dhe origjinës së saj e bën me krenarinë më të madhe.

Këtë veprim të bukur dhe që është për t’u vlerësuar Rita nuk e bën vetëm në intervista por edhe në rrjetet e saj sociale. Së fundmi në mbarë botën është publikuar harta interaktive, e cila zbulon vendlindjet e të famshmëve në mbarë globin.

Kjo hartë e quajtur Tjukanovt Github, shfaq emrat e njerëzve të famshëm në qytetet e tyre përkatëse të lindjes. Dhe sigurisht që dhe Rita Ora ishte pjesë e hartës, me vendlindjen e saj Prishtinën.