Ballina Lifestyle & Showbiz Rita Ora dhe Taika Waititi zbulojnë sekretin e martesës së tyre

Rita Ora dhe Taika Waititi zbulojnë sekretin e martesës së tyre

2

Të sapomartuarit Rita Ora dhe Taika Waititi kanë ngritur temperaturat duke u shfaqur së bashku në cover-in e ri për revistën ‘Vogue’ të Australisë.

Kopertina mban titullin “Rregullat e dashurisë: Rita Ora dhe Taika Waititi çifti i ri i fuqishëm” dhe ata flasin për raportin e tyre dhe martesën.

32-vjeçarja dukej e mahnitshme me një fustan të gjatë me temina, kurse partneri i saj zgjodhi një palë xhinse dhe triko të bardhë.

Çifti zbuloi në intervistë sekretin e martesës së tyre të suksesshme që është të lënë kohë për njëri-tjetrin.

Ky është sekreti i martesës, marrëdhënieve, ka të bëjë me gjetjen e atij personi me të cilin dëshiron të shoqërohesh”, tha Taika.

Rita shtoi: “Ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara dhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, veçanërisht kur ka dy njerëz të zënë në marrëdhënie… Nëse vërtet kujdeseni për dikë, do ta kuptoni”.

Taika gjithashtu pranoi se ndihej ‘i relaksuar dhe i qetë’ sa herë që ishte pranë Ritës.

“Kam bërë shumë gjëra me njerëz të tjerë me të cilët nuk kam qenë kurrë në një marrëdhënie, të cilat ndjehen shumë të ngurtë dhe energjia nuk ekziston.

Jemi më të qetë me njëri-tjetrin dhe mund të bëjmë shaka dhe më pas mund të bëhemi edhe seriozë kur duhet”.-tha regjisori.

Sakaq, Rita zbuloi se bashkëshorti i saj ishte ‘frymëzimi më i madh’ pas albumit të saj të ri “You & I”.