Ballina Vendi Ringjallja e Krishtit! Besimtarët katolikë festojne sot Pashkët

Ringjallja e Krishtit! Besimtarët katolikë festojne sot Pashkët

1


Besimtarët katolikë kremtojnë sot ditën e Ringjalljes së Krishtit. Të shtunën mbrëma në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse. Mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet nisi në orën 23.00, pas dy vitesh mungesë për shkak të rregullave anti-covid.

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas kryqëzimit të tij.

Kujtojmë se të shtunën një urim i veçantë për besimtarët e krishterë ka ardhur nga  Imzot Arjan Dodaj.

Arqipeshkvi i dioqezës së Tiranë e Durrësit u bëri thirrje qytetarëve që të lënë mënjanë urrejtjen e mllefin në këtë ditë feste.  Një mesazh të veçantë ai kishte edhe për luftën në Ukrainë, si dhe institucionin e shenjtë të familjes.