Ballina Lifestyle & Showbiz Rikthimi i West Side Family: Dedikim për Dr. Florin

Rikthimi i West Side Family: Dedikim për Dr. Florin

5

“Beso” rikthen në skenën muzikore grupin West Side Family, grup që i kishte munguar publikut prej afro 8 vitesh.Por tre vjet pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, pjesëtar i grupit, dy miqtë e tij Miri dhe Landi, sjellin këngën “Beso”, bashkë me zërin e Florit.Kishin vite që djemtë nuk nxirrnin një prodhim të ri muzikor, por siç deklaruan pak kohë pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit ky i fundit kishte lënë shumë materiale gati, të cilat do të publikoheshin sapo të ishin gati.Dhe i pari sapo është prezantuar. “Beso”, një tekst i shkruar nga Flori dhe i vazhduar nga Landi dhe Miri, ka ardhur si një paketë këtë fundvit, një dedikim për këngëtarin e ndjerë, por edhe një mesazh për të gjithë ata që e duan muzikën e WSF