Ballina Kulture Rikthehet pas tetë vitesh mungesë festivali i Gjirokastrës

Rikthehet pas tetë vitesh mungesë festivali i Gjirokastrës

4

Pas tetë vitesh mungesë ka startuar sot evenimenti më i madh i muzikës dhe valles shqiptare, festivali folklorik i Gjirokastrës.

Nga dita e sotme deri më 1 korrik në skenën e këtij festivali të ngritur në Kalanë e Gjirokastrës do të performojnë mbi 1200 artistë.

Në ceremoninë hapëse të festivalit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

E pranishme në këtë event kulturor, ministrja e Kulturës, Elva Margariti theksoi se festivali Folklorik Kombëtar rikthehet pas kësaj mungese të gjatë. Ajo theksoi se përgatitjet për ta rikthyer këtë festival nuk i pengoi dot as pandemia.

Për të pasur këtu sot të gjithë emocion, për të gjithë ne që jemi të lidhur me trashëgiminë material dhe jo materiale është vërtetë një gëzim.

S’dua të ndalem se çfarë vlere ka trashëgimia materiale për të gjithë ne.

Do të ishte e tepërt, por besoj se të gjithë biem dakord se kemi shumë arsye për të festuar. Arsyeja e parë është që rikthejmë festivalin pas 8 vitesh mungesë.

Këtë sofër bujare të trashëgimisë sonë e cila ka ditur që të ruhet brez pas brezi dhe nuk e mposhti as pandemia”, u shpreh Margariti.

Margariti theksoi se Festivali Folklorik Kombëtar shoqërohet edhe me simbolikën e kahershme të tij siç është kupola e kalasë së Gjirokastrës.