tvkombi
tvkombi

Përmbytjet, Rama në Durrës: Ndërtimi i argjinaturës frenoi prurjet

Lajme

Publikuar ne:15:34 - 22/11/2022

Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër këtë të martë qytetin e Durrësit, si një nga zonat e prekura nga reshjet intensive në vend. I shoqëruar nga kryebashkiakja, Emirjana Sako, Rama vlerësoi se reshjet e dendura në Durrës u menaxhuan më së miri falë ndërtimit të argjinaturës e cila ka mundur të frenojë prurjet.

Ndërkohë Rama raporton se problem në këtë zonë mbeten disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura.

 “NË DURRËS (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme. Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura”, deklaron kryeministri.

Ju sugjerojmë